Shefi i SPB Strumicë, Vasil Todorov, para dy dite, derisa ishte në punë në zyrën e tij, nga arma zyrtare ka gjuajtur një plumb, i cili ka përfunduar në dysheme. Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.

“Më 20 korrik në orën 14:30 minuta në zyrën e tij të punës, shefi i SPB Strumicë, V.T. derisa po e pastronte armën zyrtare, nga moskujdesi ka gjuajtur një plumb në pjesën e poshtme mes parketit dhe pjesës anësore. Gjatë ngjarjes ai ishte vetë në zyrë. Nuk ka persona të lënduar”, deklaroi Angelovski.

Shtoi se është njoftuar Sektori për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pranë MPB-së për zbardhjen e rastit.