Pragu prej 60 000 infektimesh të reja të regjistruara në SHBA gjatë 24 orëve të fundit u kalua dje, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, një nivel rekord që prej fillimit të pandemisë.

Kjo shifër e çon një tre milionë numrin total të rasteve me COVID-19 të regjistruar në vend.

Pas një stabilizimi të epidemisë në pjesën lindore të SHBA-së, veçanërisht në Nju Jork, vendi ka njohur që prej disa javësh një rritje të numrit të të infektuarve në pjesën jugore dhe perëndimore.

Më shumë se 1 100 persona kanë humbur jetën në SHBA gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 131 362 numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë.

Duke akuzuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë se ka qenë e vonuar përballë pandemisë së koronavirusit, presidenti republikan, Donald Trump filloi dje zyrtarisht procedurën e tërheqjes së SHBA-së nga agjencia e OKB-së, ku ai është kontribuesi kryesor.