Misioni i Bankës Botërore nga tetori i këtij viti vlerësoi se Projekti për avancimin e arsimit fillor ka një dinamikë shumë të kënaqshme të zbatimit të aktiviteteve dhe përmbushjes së treguesve për progres. Ky projekt është pjesë e Strategjisë katërvjeçare të Bankës Botërore për partneritet për periudhën 2019-2023 dhe parashikon investime prej 21,5 milionë euro në arsimin fillor, të orientuara drejt përmirësimit të kushteve të mësimit dhe zgjidhjen e sfidave më prioritare që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me zhvillimin e kapitalit njerëzor.
Ky projekt është pjesë e Strategjisë katërvjeçare e Bankës Botërore për partneritet për periudhën 2019-2023 dhe parashikon investime prej 21,5 milion euro në arsimin fillor, të orientuar drejt përmirësimit të kushteve të mësimin dhe zgjidhjen e sfidave më prioritare që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me zhvillimin e kapitalit njerëzor.
Kjo është pjesë e fjаlës së ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e sotëm me Fadia Saada, drejtor për Zhvillim Njerëzor për Europë dhe Azinë Qendrore, ku morën pjesë edhe ministri i Financave Fatmir Besimi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.
Shaqiri theksoi se gjatë 18-mujorit të kaluar, pas analizës së realizuar të nevojave, janë furnizuar tabletë, pajisje, mjete ndihmëse dhe mobilje për kabinetete e shkencave shkencore. Është bërë vlerësim për rinovimin e 118 shkollave fillore, ku do të realizohen punime të vogla ndërtimore – tualete, rampa hyrëse etj. Gjithashtu, është implementuar para-testimi për notim kombëtar për klasën e tretë në nivel shtetëror.
“Aktivitet shumë domethënës është zbatimi i formulave të reja për ndarjen e mjeteve buxhetore në arsimin fillor dhe të mesëm, të cilat do të ndihmojnë në menjanimin e disa joefikasiteteve në financimin ekzistues të sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut. Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe UNICEF-in, tashmë kemi përgatitur studim për optimizimin e rrjetit të shkollave”, theksoi ministri Shaqiri.
Duke folur për sfidat në sektorin e arsimit që adresohen me Strategjinë e kapitalit njerëzor 2022-2030, Shaqiri iu referua aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së arsimit duke lehtësuar aksesin e mësimdhënësve në programet e zhvillimit profesional, duke përfshirë përmirësimin e aftësive digjitale të mësimdhënësve për teknologjinë digjitale dhe pedagogji dhe në afat më të gjatë integrimin e saj në programet studimore të fakulteteve pedagogjike. Në pjesën e fokusimit të ofrimit të drejtë sipas nevojave të grupeve ë ndieshme të popullsisë, MSH punon për ruajtjen dhe rritjen e aksesit të tyre në arsim, nëpërmjet institucionalizimit të instrumenteve për reduktimin e humbjeve në mësim dhe identifikimin e nxënësve që rrezikojnë të përjashtohen nga sistemi arsimor.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon bashkëpunimin e mirë me Bankën Botërore, e cila prej shumë vitesh është partnere e shtetit në shumë fusha dhe ndihma në krijimin e arsimit cilësor për çdo nxënës është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh rëndësinë e arsimit për rritjen ekonomike dhe punësueshmërinë.
Comments are closed for this post.