Pas disa përgjimeve bërë nga policia, u zbulua se në disa hotele pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë ushtrohej prostitucion.
Në këto hotele ofroheshin shërbime seksi kundrejt pagesës 100 euro. Në lidhje me këtë disa persona u arrestuan, mes tyre kishte tutorë, prostituta dhe taksistë.
Mësohet se gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatën e Tiranës, e pandehura Domenika D. e ka pranuar në gjykatë se kishte ushtruar prostitucion.
Ajo ka treguar më tej se jeton në kushte të vështira sociale-ekonomike, pasi është e papunë dhe se jeton bashkë me një prej prindërve të saj.
Sipas gazetës “Panorama” shkruhet se Gjykata gjatë analizimit të rrethanave që mbajti parasysh se:
E pandehura e ka pranuar faktin se ushtronte profesionin e prostitutës, nisur nga kushtet shumë të vështira social-ekonomike.”
Kur një klient kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale ishin taksistët, ata që e çonin te Domenika D. në këto hotele.
Comments are closed for this post.