Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot janë caktuar seanca të pesë komisioneve.

Anëtarët e Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri duhet ta shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për tubime publike, në lexim të parë.

Propozimi-ligji për shpalljen e pavlefshmërisë dhe anulim të akteve juridike, veprimeve, masave dhe pasojave juridike nga procedurat për lustrim, në lexim të parë, është pika e vetme e rendit të ditës të seancës së 102-të të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave duhet ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve, në lexim të parë.
Anëtarët e Komisionit kuvendor për shëndetësi do të debatojnë për Propozim-ligjin për kontroll të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, në lexim të parë.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bateri dhe akumulatorë, të Ligjit për mbrojtje të natyrës, të Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedisin jetësor, të Ligjit për ujëra, të Ligjit për sistem hekurudhor, të Ligjit për ndërveprim në sistemin hekurudhor, të gjithë në lexim të parë.