Kreu i Parlamentit Evropian, David Sasoli, në fjalimin e tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut tha se mos marrja e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, për Maqedoninë e Veriut paraqet vetëm një ndalesë, e jo gabim historik.

“Gjatë vizitës sime të parë në një vend jashtë BE-së, unë jam këtu për t’ju thënë se ne ndajmë hidhërimin bashkë me ju, sepse jemi të bindur që kemi një të ardhme të përbashkët. Ajo e ardhme është BE. Kemi disa vështirësi që duhen kapërcyer, por duhet t’i shikojmë me optimizëm, gjë që do të na mundësojë që ta përfundojmë këtë fazë. Kjo bllokadë është vetëm një ndalesë e vogël dhe se për Maqedonisë Veriore ende ka vëmendje të madhe. Proces i bisedimeve duhet të fillojë”, tha Sasoli.