Sami Lushtaku në dasmën e MC Kreshës, i ftuar nga familja e nuses. Mbrëmë reperi kosovar, Mc Kresha i dha fund beqarisë.

Ai kurorëzoi dashurinë me Erzinën, një vajzë jo e njohur, por fakti që ata po martohen, flet për një dashuri të madhe mes çiftit.

Në dasmën modeste të tyre, morën pjesë familjarë e miq. Një nga të ftuarit ishte edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

“I nderuar që sonte po marr pjesë në dasmën e familjes Fazliu nga Prekazi. Djali i kësaj familje, artisti i njohur Mc Kresha, sonte po kurorëzon dashurinë e tij me bukuroshën Erzina Shehu. Çiftit të ri i dëshiroj shëndet, jetë të gjatë e të lumtur pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Lushtaku.