“Conad”, një nga zinxhirët më të mëdhenj italianë të supermarketeve, po hyn në tregje të reja në Ballkan. Filiali i “Conad” në Shqipëri njoftoi se planifikon të zgjerojë zinxhirin në tregje të reja dhe të hyjë në Maqedoni dhe Mal të Zi. “Conad” aktualisht operon me 40 supermarkete moderne të pajisura sipas standardeve më të larta botërore dhe ka shënuar rritje pozitive të biznesit vitet e fundit, shkruan Retail Serbia.
Conad Albania është pjesë e grupit Conad Adriatico. Supermarketet e para “Conad” në Itali u hapën në vitin 1962. Përveç tregut vendas, zinxhiri është i pranishëm edhe në Shqipëri, San Marino, Kinë, Maltë dhe Kosovë.
Comments are closed for this post.