Paga e të gjithë zyrtarëve do të rritet në mënyrë të pandalshme me rritjen e pagës mesatare, sepse kjo është e rregulluar me ligj dhe tashmë nga janari 2024 do të kenë si bazë pagën mesatare të paguar për punonjës për vitin 2023, e cila pritet të jetë dukshëm më e lartë se paga mesatare bruto për vitin 2022.
Siç analizon “Sloboden Peçat”, nga 1 janari të ardhurat mujore të tyre do të rriten në 40.000 denarë bruto, pra 24.000 neto për pagat më të larta zyrtare!
Për krahasim, paga mesatare bruto vitin e kaluar ishte 43.509 denarë, në janar të këtij viti ishte 50.837 denarë, ndërsa tashmë në korrik 54.434 denarë. Kështu, rreth 2000 zyrtarë – ministra, zëvendësministra, deputetë, gjyqtarë, kryetarë komunash, drejtues, këshilltarë dhe persona të tjerë të zgjedhur dhe emëruar do të marrin të paktën 150 euro në muaj dhe më së shumti 400 euro në muaj, në varësi të koeficientit të kompleksitetit. që është nga 2.2 në 4.5.
P.sh., paga e kryeministrit Dimitar Kovaçevski deri në mars ishte rreth 90.000 denarë, nga marsi merr rreth 160.000 denarë, nga janari do të marrë rreth 184.000 denarë, dhe pagat e kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe kryetarit të shtetit Stevo Pendarovski. janë të ngjashme.
Comments are closed for this post.