Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të dashura. Artisja udhëtoi së fundmi në Londër për të ripërpunuar këngën “Sekret”, me të cilën do të na përfaqësojë në Eurovision. Pavarësisht energjisë dhe pozitivitetit që tregon, duket sikur këngëtarja nuk po kalon një periudhë të mirë.

Këtë e ka treguar me postimin që ka bërë së fundmi, ku nuk duhet optimiste. Ajo shprehet se edhe pse është treguar gjithmonë e qeshur po kalon një disa ditë të këqija. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këngëtaren apo është thjesht një mesazh për peripecitë që ka kaluar në jetë, pasi nuk ka dhënë detaje.

“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i plas për mua. Ndihem shumë vetëm…Nuk e dini se kush është duke kaluar”, ka shkruar ajo.