Presidenti i Republikës së vetëshpallur të Nagorno-Karabakut, Samvel Shahramanyan, të enjten nënshkroi një dekret për shpërbërjen e të gjitha institucioneve nga 1 janari i vitit të ardhshëm, njoftuan autoritetet e rajonit me shumicë armene.
Republika e vetëshpallur do të pushojë së ekzistuari më 1 janar, sipas dekretit, raporton Reuters.
Më 18 shtator, Azerbajxhani nisi një operacion ushtarak në Nagorno-Karabakh, i cili përfundoi pas 24 orësh me një marrëveshje që armenët të dorëzojnë armët dhe për të negociuar riintegrimin e atij territori të shkëputur në Azerbajxhan.
Azerbajxhani njoftoi se filloi operacionin me qëllim të çarmatosjes së “formacioneve të armatosura ilegalisht” në territorin e Nagorno-Karabakhut.
“Qëllimi i këtyre veprimeve është t’i jepet fund plaçkitjes 30-vjeçare të rajonit nga i ashtuquajturi regjim dhe të sjellë liri, drejtësi, paqe dhe prosperitet për njerëzit që jetojnë atje”, thanë autoritetet.
Armenët jetojnë në Nagorno-Karabakh, të cilët kanë qenë dyshues ndaj azerëve për më shumë se njëqind vjet. Ka një histori të gjatë dëbimesh të ndërsjella midis dy popujve.
Nagorno-Karabakh shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në vitin 1991, por ky rajon nuk njihet nga askush, madje as nga Armenia.
Gjatë 24 orëve të aksionit ushtarak humbën jetën të paktën 200 persona. Konflikti i ri i armatosur shkaktoi eksodin e armenëve nga Nagorno-Karabakh dhe sipas informacioneve të fundit, më shumë se gjysma e tyre u larguan nga rajoni dhe shkuan në Armeni.
Comments are closed for this post.