Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.312 testime për coronavirus, ndërsa 807 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-359, Kumanovë dhe Ohër – nga 38 secili, Kavadari, Strumica dhe Negotina – nga 36 secili, Gjevgjeli – 35, Tetovë dhe Prilep – 34 secili, Gostivar – 29, Manastir – 25, Veles – 24, Kriva Pallanka – 12, Kocani dhe Krushevo – 11 secili , Resnjë – 6, Strugë, Kërçovë dhe Vallandovë – 5 secili, Probishtipi dhe Bogdanci – 4 secili, Shtip, Dibër, Berovë dhe Demir Hisar – 3 secili, Delçevë dhe Radovish – 2 secili, Sveti Nikolla, Vinica, Kratova dhe Demir Kapija – për 1.

Nga MSH njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe pesë persona, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 314 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 104.548, prej të cilëve 92.189 janë shëruar, ndërsa 3.156 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (3 mars) është 9.203.