Qeveria në seancën e sotme të 13-të e shqyrtoi raportin e Komitetit drejtues për koordinim dhe përballje në sistemin për menaxhim me kriza për situatën me krizën e emigrantëve dhe solli shumë konkludime të cilat nisen nga fakti se vendi tani më ka vendosur sistem për menaxhim me krizën e emigrantëve.

Qeveria ka konkluduar se sistemi është i gatshëm që të përgjigjet në sfidat si vend tranzit dhe se një pjesë e atij sistemi është komunikimi i vazhdueshëm me partnerët e vendit tonë në NATO dhe BE, si dhe me të gjitha vendet në rajon.

“Në atë drejtim është edhe konkludimi i Qeverisë që të kërkohet nga vendet me të cilat Maqedonia e Veriut drejtpërdrejtë bashkëpunon me pjesëtarët e tyre policorë në kufirin jugor, të rritet numri i nëpunësve policorë, të cilët me rritjen e numrit të pjesëtarëve nga MPB-ja dhe të Armatës do t’i ndajnë angazhimet operative në rast të rritjes së numrit të emigrantëve”, thekson pres-shërbimi qeveritar.

Qeveria konkludoi të kërkojë dhe ta pranojë ndihmën tani më të ofruar teknike nga Organizata internacionale për emigrime (IOM), nga UNDP-ja, UNHCR-ja si dhe nga Komisioni Evropian dhe fondet tjera intervente për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, duke përfshirë edhe sigurimin e rezervave me ushqim, ujë dhe material tjetër shpenzues.