Në thirrjen e dytë për investime në komuna, Qeveria e Maqedonisë ka miratuar 828 projekte në vlerë 225 milionë euro. Këto projekte janë propozuar nga komunat.
“Me thirrjen e dytë nga instrumenti për investime kapitale, sot nënshkruhen marrëveshje për gjithsej 828 projekte, me vlerë totale prej 13 miliardë e 868 milionë denarë, ose afërsisht 225 milionë euro”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Qeveria sqaroi që 589 projekte janë nga fusha e transportit, duke përfshirë rrugë të reja dhe rehabilitim i rrugëve, rrugicave, urave ekzistuese. Në arsim janë planifikuar 48 objekte, ndërsa në mjedisin jetësor 143.
Kjo është thirrja e dytë. Në të parën u financuan 288 projekte.
Ndryshe, realizimi i projekteve infrastukturore nga komunat të cilat i fituan nga thirrjet të Qeverisë për 2024 dhe 2025 po ecën shumë ngadalë, ata kanë shpenzuar vetëm 13 milionë euro nga 325 milionë nga sa ka ndarë Qeveria.
Comments are closed for this post.