Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka dorëzuar në gjykatën kompetente propozime për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë ndaj 16 personave, ndaj të cilëve paraprakisht ishte shqiptuar masa e paraburgimit afatshkurtër pas tragjedisë në Koçan, ku nga zjarri në diskotekën “Puls”, jetën humbën 59 persona.
Dy personave të tjerë, me kërkesë të Prokurorisë, dje u është caktuar masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë ende në paraburgim.
“Në total deri më tani është kërkuar masa e paraburgimit afatshkurtër për 18 persona”, njofton Prokuroria Publike.
Comments are closed for this post.