Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova, ka marrë vendim për faljen e gjashtë personave të dënuar, me ç’rast ata janë liruar plotësisht, pjesërisht apo me kusht nga vuajtja e dënimit me burg.
Faljet janë bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Presidentit të Shtetit, dhe vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.
Kjo është lista e të falurve:
M.D.F nga Kumanova – dënimi me burg prej tre muajsh i zëvendësohet me dënim me kusht në kohëzgjatje prej një viti.
L.S.S nga Shkupi – falje e plotë nga vuajtja e dënimit me burg.
T.M.S nga Shkupi – falje e plotë nga vuajtja e dënimit.
M.M.P nga Çorovoda, Shqipëri – i falur nga pjesa e mbetur e dënimit me burg.
M.N.K nga Beogradi, Serbi – i falur pjesërisht nga pjesa e mbetur e dënimit, në kohëzgjatje prej tre muajsh.
V.Gj.Ç nga Negotina – i falur pjesërisht nga tri muaj të mbetura të dënimit me burg.
Nga Kabineti i Presidentes njoftojnë se të gjitha vendimet janë marrë pas një procedure ligjore paraprake dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Ligji për Falje.
Comments are closed for this post.