Presidenti Stevo Pendarovski ka nënshkruar Dekretin për ndryshime të Ligjit për siguri në trafikun rrugor, me të cilin prolongohet afati për lejet e vozitjes me emrin e vjetër kushtetuese, kurse afati përfundimtar do të jetë 31 dhjetori 2024.

Presidenti ka përshëndetur vendimin e deputetëve, që sipas tij, i vendosën interesat e qytetarëve mbi politikën ditore dhe miratuan vendimin për lejet e vozitjes.