Unë kam qenë shef kuzhine për 15 vjet dhe pavarësisht faktit se jo të gjithë mund të jemë profesionistë në kuzhinë, ka disa këshilla dhe truke që kam mësuar në shkollën e kuzhinës dhe në eksperiencën time të punës që mund t’i vijnë në ndihmë kujtdo.
Këtu janë disa nga këshillat më të dobishme për ta çuar gatimin në shtëpi në nivelin tjetër:
• Përdorni një pecetë ose peshqir të lagur poshtë dërrasës prerëse në mënyrë ajo mos të lëvizë.
• Mbajini thikat të mprehta.
• Kriposni çdo përbërës të pjatës suaj, jo vetëm ushqimin e përfunduar.
• Përdorni ujë për të holluar salcat ose supat.
• Kini kujdes se me cilat vajra dhe yndyrna zgjidhni të gatuani.
• Mos prisni të ziejë uji për të shtuar makaronat.
• Shtoni gjalpë në fund në pjatat si rizoto.
• Nëse salca juaj nuk është e shijshme, aciditeti mund të jetë zgjidhja. Qoftë lëng limoni apo uthull, vetëm pak shtrydhje mund të rregullojë shijen.
• Lëreni mishin dhe peshkun të pushojë në temperaturën e dhomës përpara se ta gatuani.
• Sigurohuni që po përdorni siç duhet parametrat e furrës.
Comments are closed for this post.