Historia e 54-vjeçares Jarah ka shkaktuar terror në Indonezi. Gruaja fatkeqe u zhduk të premten pasdite ë një zonë pyjore pranë shtëpisë së familjes së saj në provincën Jambi. Banorët dërguan grupe kërkimi dhe dy ditë më vonë gjetën një gjarpër të madh me stomak të fryrë. Kur e hapën, gjetën trupin e gruas brenda.
Sipas ekspertëve, gjarpri e ka kafshuar me dhëmbë dhe më pas e ka shtrënguar derisa nuk ka marrë frymë. Pasi e ka mbytur e ka gëlltitur të gjithën. Mund të duhen javë që një gjarpër ta tresë trupin kështu që kur vendasit hapën barkun e gjarprit, vunë re se trupi i saj ishte i paprekur, duke përfshirë dhe rrobat e saj.
“Viktima nuk u kthye në shtëpi pasi u largua për të shkuar në kopsht. Familja e saj më pas raportoi zhdukjen e saj tek autoritetet lokale dhe që atëherë ka nisur një hetim. Banorët vranë gjarprin dhe ia copëtuan barkun. Të gjithë u habitën. Doli që gruaja që po kërkonim ishte në stomakun e gjarprit”, tha oficeri.
Comments are closed for this post.