Liderët e G7 janë takuar në Bruksel për të diskutuar luftën në Ukrainë.
Më poshtë ju listojmë disa nga pikat kryesore nga deklarata e G7-ës:
• Udhëheqësit thonë se do të mbeten “të bashkuar” në vendosmërinë e tyre “për të rivendosur paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur ligjin ndërkombëtar”.
• G7 dënon sulmet shkatërruese në Ukrainë.
• G7 u ka bërë thirrje forcave ruse që të ofrojnë menjëherë “rrugë të sigurta” për Ukrainën dhe që ndihma humanitare të dërgohet në Mariupol dhe qytete të tjera të rrethuara.
• G7 u ka kërkuar autoriteteve bjelloruse të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të përmbahen nga përdorimi i forcave të tyre ushtarake kundër Ukrainës.
• Grupi është gati të zbatojë masa shtesë ndaj Rusisë nëse ato kërkohen – udhëheqësit kanë vendosur tashmë një numër sanksionesh.
• Sulmi i Rusisë ka rrezikuar dhe sigurinë e vendeve bërthamore në Ukrainë
• Udhëheqësit kanë paralajmëruar Rusinë kundër “çdo kërcënimi ose përdorimi të armëve kimike biologjike dhe bërthamore ose materialeve të ngjashme”.
• G7 do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën të mbrohet kundër sulmeve kibernetike.
• Do të ndërmerren hapa të mëtejshëm për të “zgjeruar” mbështetjen për refugjatët.
• Po bëhen lëvizje për të reduktuar varësinë nga energjia ruse.
• Udhëheqësit duan të shmangin ndalimet e eksportit të ushqimit dhe u bëjnë thirrje vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
Comments are closed for this post.