Sipas shumë hulumtimeve, edhe pijet që konsiderohen si dietale dhe pa asnjë kalori, mund të ndikojnë në rritjen e peshës.
Për ta kuptuar arsyjen pse, se pari duhet të informoheni për përmbajtjen e tyre. Disa nga përbërësit e këtyre pijeve janë:
Uji i karbonizuar, Ngjyrues artificialë, acidi fosforik si dhe aditivë. Këta përbërës mund të duken të padëmshëm, mirëpo ata mund të jenë shkaktarë të rritjes së peshës.
Uji i karbonizuar- Sipas hulumtimeve, ky përbërës gjendet në shumicën e pijeve dietale. Ky përbërës mund të shkaktojë heqjen e kalciumit nga eshtrat duke shkaktuar sëmundjen e osteroporosis, që dihet se vjen si pasoje e mungesës së kalciumit në organizëm.
Ngjyrat artificiale- Përmbajtja e ngjyrave artificiale është arsyeja, që këto pije janë shumë të dëmshme për shëndetin. Ngjyrat artificiale shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak.
Acidi fosforik- Shumë studime të bëra, kanë dëshmuar se acidi forsforik është shumë i dëmshëm për dhëmbët dhe eshtrat.
Gjithashtu, pijet me gaz të cilat pretendohet të jenë dietale, gjithashtu shkaktojnë rritjen e sasisë së insulinës në gjak. Kur konsumoni pije të tilla, truri lëshon sinjale për qelizat e pankreasit, që prodhojnë insulinë, dhe kështu prodhohet sasi e tepruar e insulinës. Nëse kjo gjendje përsëritet atëherë ju mund të fitoni sindromën metabolike.
Për t’a shmangur konsumimin e këtyre pijeve, ju mund t’i zëvendësoni me pije të cilat kanë përbërës natyralë dhe nuk ndikojnë në shtimin e peshës. /
Comments are closed for this post.