Atëherë ky është artikulli i duhur për ju!
Të dhënat nga “Global Finance Magazine” tregojnë se cilat janë shtetet më të pasura në botë, ndërkaq pasuria e një shteti është bazuar në GDP, transmeton Telegrafi.
GDP (Gross Domestic Product) është sasia e mallrave dhe shërbimeve të cilat ofrohen brenda shtetit dhe që gjenerojnë të ardhura.
5. Brunei
Brunei është shtet i Azisë Juglindore ku eksportet e naftës të papërpunuar e përbëjnë 90% të ekonomisë së shtetit.
Shteti i tërheq biznesmenët nga anë e mbanë bota për ta vizituar vendin dhe për të shkëmbyer në industrinë e naftës.
Turistët gjithashtu mund ta vizitojnë parkun nacional Ulu Temburong, ta provojnë ushqimin e shijshëm, t’i shohin ndërtesat historike, etj.
GDP: 83,777
4. Singapori
Shkalla e Indeksit të Lirisë Ekonomike e rendit Singaporin si shtetin e dytë me ekonominë më të lirë në botë.
Gjithashtu është vlerësuar si një prej vendeve më të lehta në botë për të bërë biznes.
Është një shtet mjaft i pasur me një shumëllojshmëri të industrive, por eksporti numër një është nafta.
GDP: 103,717
3. Luksemburgu
Luksemburgu ka po ashtu një shumëllojshmëri eksportesh, ndërkaq çeliku është numër një. Ky shtet ka po ashtu një reputacion si “parajsa e taksave”, ku milionerët anë e mbanë botës shprehen të gatshëm të investojnë.
GDP: 108,813
2. Macao SAR
Macao shumicën e të ardhurave i ka nga kazinotë dhe turizmi. Ky është shumë si Las Vegasi dhe është i mbushur me performanca të mahnitshme artistike.
GDP: 122,201
1. Katari
Me vite të tëra, Katari ka qenë një shtet shumë i varfër në Lindjen e Mesme.
Por sot, nafta dhe gazi natyral janë dy eksportet më të mëdha në Katar.
Dhe, siç e dimë të gjithë, biznesi i naftës vërtet se është duke lulëzuar!
GDP: 134,623.
Comments are closed for this post.