Peruja është goditur nga një ngjarje e rëndë, ku miniera e arit ka marrë flakë, ndërsa deri më tani numri I viktimave ka arritur në 27 minatorë. Autoritetet kanë raportuar se në minierën e arit Arequipa ndodhi aksidenti më i rëndë i këtij lloji ndër dekada. Pas mbërritjes së ekipit të shpëtimit në vendin e ngjarjes nga aty janë nxjerrë 175 minatorë të gjallë.

Zyrtarët thanë se minatorët po punonin rreth 100 metra nën sipërfaqen kur shpërtheu flakët.Të afërmit e punonjësve u mblodhën pas njoftimit për ngjarjen. Ata presin me pikëllim lajme nga personat e zemrës, ndërsa vijon ende puna intensive.

Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të arit në botë, duke nxjerrë më shumë se 100 ton në vit, ose rreth 4% të të gjithë furnizimit vjetor të botës.