Për dy ditë me radhë Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e samitit “Ballkani i Hapur”.
Më 7 dhe 8 qershor, kryeministri Dimitar Kovaçevski, do të presë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndërkaq këtë herë tryeza do të jetë më e gjerë.
Pjesëmarrës për herë të parë në kuadër të këtij samiti do të jetë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe po ashtu nga Bosnja dhe Hercegovina do të marrë pjesë, Zoran Tegeltija, kryesues i këshillit të ministrave të këtij shteti.
Kosova nuk do të jetë pjesë e këtij samiti. Ka qenë kryeministri Albin Kurti që ia ka kthyer një letër ditë më parë homologut maqedonas duke treguar se Prishtina përkrah Procesin e Berlinit si iniciativë rajonale.
Comments are closed for this post.