Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski për TV 21 tha se njëherë do të zhvillohen konsultime me partitë politike e pas kësaj do të jepet mandati për formimin e Qeverisë së re.

-Presidenti Stevo Pendarovski do të zhvillojë konsultime me partitë politike para se të japë mandatin. Konsutlimet do të mbahen pas konstituimit të Kuvendit,- thonë nga kabineti i Pendarovskit.
Sipas Kushtetutës afati i fundit për formimin e Kuvendit është 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Presidenti i shteti Pendarovski është i obliguar që në afat prej 10 ditësh që nga konstituimi i Kuvendit, mandatin për formim të Qeverisë të ia japë përfaqësuesit të partisë që ka siguruar shumicë parlamentare në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e dhënies së mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe propozon përbërjen e re qeveritare.

-Në përputhje me dispozitat kushtetuese, mandatin për formimin e Qeverisë do të ia jap partisë që ka siguruar shumicë parlamentare në Kuvend,- deklarohen nga kabineti i presidentit.

Sipas rezultateve të deritanishme koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM ka marrë 46 deputet, koalicioni VMRO-DPMNE 44 deputetë, BDI 15, koalicioni AAA-ASH 12, E Majta 2 dhe PDSH – 1.