Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski sot ishte për vizitë në Komunën Çeshinovë-Obleshevë, ku me qytetarët bisedoi për më shumë tema aktuale.
Para të pranishmëve, Pendarovski bëri thirrje që të shfrytëzohet momenti pozitiv dhe të vazhdojë integrimi drejt BE-së dhe NATO-s, për shkak se kjo do të thotë të ardhme më të mirë për të gjithë.
“Me fillimin e negociatave me BE-në, para shtetit tonë hapet mundësi të shfrytëzojmë rreth 900 milionë euro në vit për zhvillim nga fondet e BE-së. Nga ato pjesa më e madhe dedikohen për bujqësi, degë që është shumë e rëndësishme për këtë pjesë të shtetit. Për këtë ta shfrytëzojmë këtë moment, të ecim përpara drejt integrimit në BE dhe NATO, të vazhdojmë drejt zhvillimit dhe progresit. Që të kemi jetë më të mirë, që të rinjtë të qëndrojnë këtu”, bëri thirrje Pendarovski. .
Comments are closed for this post.