Së fundmi mediat e huaja bënë të ditur se Rihanna i ka dhënë fund lidhjes me miliarderin Hassan Jameel pas 3 vjetësh së bashku.

Ndarja e tyre ishte e papritur pasi çifti vetëm pak kohë më parë ishin njohur me familjet dhe të gjithë po prisnin që të merrnin hapin tjetër drejt martesës.

Nuk ka vonuar shumë dhe sot Rihanna po përflitet për një lidhje të re.

Mediat e huaja shkruajnë se këngëtarja e ka kaluar mbrëmjen në një club nate me reperin Asap Rocky. Madje dyshja është fotografuar.

Kujtojmë se vite më parë, Rihanna dhe Asap Rocky kanë qenë në një lidhje të cilën e bënë edhe publike me gjestet e dashurisë që bënë gjatë një koncerti.