Ditën e sotme Melisa i surprizoi të gjithë me disa deklarata në Instastory, të cilat u morën si konfirmim i ndarjes nga Andi.

Fillimisht ajo postoi një shprehje ku thuhej “Unë jam shumë e pastër për ty, apo për këdo tjetër”, e më pas bëri një status ku la të kuptohet se i është vënë pika muhabetit.

“Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”, shkroi Melisa.

Menjëherë pas deklaratave, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka marrë një vendim të papritur. Ajo ka mbyllur Instagramin, duke mos dhënë asnjë sqarim të mëtejshëm.

Ndërkohë, Andi nuk ka reaguar ende. Fotot me Melisën vazhdojnë të jenë në profilin e tij të Instagramit.