Numërimi i votave të zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri ka përfunduar në 59 bashki.
Aktualisht, po vazhdon numërimi i votave për kryetar bashkie në Tiranë dhe Malësi të Madhe, por diferenca është e madhe dhe nuk mund të ketë përmbysje të rezultatit; në avantazh janë kandidatët e Partisë Socialiste (PS).
Për shpalljen e rezultatit zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë edhe numërimin e votave për këshilltarët bashkiakë.
Megjithatë, Komisionet Zgjedhore Zonale në 59 bashki i kanë shpallur tashmë rezultatet, ndërsa në dy të tjera ku po vazhdon numërimi, është e qartë fitorja e thellë e socialistëve, prej ku 53 bashki do të drejtohen nga Partia Socialiste, shtatë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Bashkia e Finiqit në jug të vendit do të drejtohet nga partia minoritare greke, MEGA.
Comments are closed for this post.