Drejtoria për të ardhura publike pasdite kumtoi se do t’u mundësojë qytetarëve ta konfirmojnë ose korrigjojnë paraqitjen e paraplotësuar tatimore vjetore edhe gjatë fundjavës, informon Koha.mk
“Kjo prej shkakut që afati i fundit për marrjen e statusit të paraqitjeve përfundimtare vjetore është në ditë jopune, në pajtim me atë që më 03.06.2019 (e hënë) Paraqitjet tatimore vjetore do të marrin status të Paraqitjes tatimore vjetore – e konfirmuar apo e korrigjuar. Paraqitjet të cilat nga ana e qytetarëve as nuk janë konfirmuar as korrigjuar do të konfirmohen zyrtarisht, njofton DAP në kumtesë.
Comments are closed for this post.