Britania paralajmëroi të dielën shtetasit e saj që udhëtojnë për në Suedi për sulme të mundshme terroriste pas rasteve të djegies së Kuranit nga aktivistë anti-islamikë, një veprim që ka zemëruar myslimanët.
“Duhet të tregoni vëmendje dhe kujdes të madh në këtë periudhë,” thuhej në njoftim ndërsa shtohej se “ka shumë të ngjarë që terroristët të përpiqen të kryejnë sulme në Suedi”, dhe zonat e vizituara nga të huajt janë objektiva të mundshëm.
Bazuar në ligjet që mbrojnë lirinë e shprehjes, në Suedi djegia e Kuranit është e lejuar, por për myslimanët djegia e librit të tyre të shenjtë është blasfemi.
Edhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar shtetasit amerikanë për sulme të mundshme terroriste në Suedi, në deklaratat e saj për udhëtimet jashtë vendit.
Comments are closed for this post.