Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për Kanal 5 tha se sot janë pranuar pacientët e parë me coronavirus në spitalin modul.

Ai tha se tashmë kapacitet spitalore në disa qytete janë përmbushur dhe nuk ka vende të lira kurse disa të tjerë janë afër fundit.

“Kapacitetet spitalore po mbushen. U përmbushën disa spitale. Nuk ka shtretër spitalor në disa reparte infektive në shtet, në spitalin në Kumanovë, Shtip, Strumicë. Filloi të mbushet reparti në Kavadar dhe Gostivar. Në Prilep dhe Manastir menaxhojmë. Në Ohër menaxhohet mirë me të hospitalizuarit dhe këtu kemi shtretër të lirë. Prej sot kemi dërguar pacientë te spitali modul në Klinikën Infektive.”, tha Filipçe.

Sipas tij kapacitetet spitalore janë një nga parametrat kryesore dhe se nëse vlerësohet se këto kapacitete përmbushen atëherë, siç thotë Filipçe, do të rekomandohet kufizimi i plotë i lëvizjes.