Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka paralajmëruar intensifikimin e konsultimeve për ndryshimet kushtetuese për javën e ardhshme.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, kreu i diplomacisë tha se procesi do të nisë në momentin që të krijohet një shumicë prej dy të tretash.

Ai ka sqaruar se pikërisht për votimin e parë nga tre të parapara, sipas procedurës për ndryshime kushtetuese, pra për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës, nevojitet një shumicë prej 80 deputetësh.

Osmani shprehu besimin se ndryshimet kushtetuese për hyrjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve do të votohen vitin e ardhshëm.