Në vend të njoftimeve boshe që LSDM shkruan, le të inkurajohet Kovaçevski për takim lidershipi.
LSDM-ja, e mësuar nga praktika e saj që të mos marrë pjesë në punët e Kuvendit, dhe të marrë rrogë, nuk di se çfarë të kërkojë dhe të sajojë, nga frika e përballjes me qytetarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, thonë nga OBRM-PDUKM.
“Me politikat e këqija dhe paaftësinë e pushtetit, Maqedonia po fundoset gjithnjë e më shumë. Qeveria e Kovaçevskit është pjesë e problemeve dhe nuk mund të jetë zgjidhje e tyre. LSDM duhet të përgjigjet se sa i ka kushtuar Maqedonisë mospjesëmarrja e tyre në Kuvend.
OBRM-PDUKM do të vazhdojë të marrë pjesë në mënyrë aktive të bllokojë ligjet e dëmshme”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM.
Comments are closed for this post.