OBRM-PDUKM ka reaguar ndaj LSDM-së duke thënë se “Qeveria e LSDM-së nuk din dhe nuk është e aftë të menaxhojë krizën me coronavirusin”
“Për shkak të masave mbi 160 mijë punëtorë mbanë pa punë këtë muaj. LSDM-së nuk i intereson që 15 mijë punëtorë nga sektori i turizmit dhe hotelerisë janë të larguar nga puna”, shprehen nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se Mançevski po bën fushatë ndërsa administratorët nuk e dinë nëse muajin e ardhshëm do të merret paga apo jo ndërsa ministrja e Financave, Nina Angellovska thotë se pagat në administratë duhet të zvogëlohen.
“Me këtë dëshmohet se Qeveria e LSDM-së sheh që në secilin segment sa më shum t’i varfërojë qytetarët”, shprehen nga OBRM-PDUKM.
Comments are closed for this post.