Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se për dy vite me radhë Qeveria e Zoran Zaevit nuk arrin të marrë datë për negociatat me BE-në, edhe përkundër ndryshimit të emrit të shtetit.
“Tetë vite më parë kur Maqedonia kishte rekomandime pozitive për negociatat me BE, kusht për datë ishte zgjidhja e kontestit të emrit, por tani realiteti është se Maqedonia nuk ka marrë datë për negociata për shkak se qeveria nuk ka bërë reforma”.
“Plani 3-6-9 me të cilin u lavdëruan shumë u shndërrua në fiasko. Nuk arritën të përmbushin as 42 përqind të tij. Shteti gjithnjë e më shumë po zhytet në korrupsion, gjyqësia dhe prokuroria punojnë me urdhër të kryeministrit të falur, ndërsa nuk ka asnjë reformë në administratë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata theksojnë se në Evropë nuk shkohet me kryeministër të falur, gjyqësi të partizuar dhe tenderë të kurdisur
Comments are closed for this post.