Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zaev dhe LSDM largohen nga pushteti ashtu si erdhën, me mosrespektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë”.

“Mandatin e përfunduan me shkeljen e procedurave, shkeljen e Kushtetutës dhe miratimin me dhunë të ligjit me qëllim që të shpëtohen krimet e Zaevit dhe njerëzit rreth tij”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre pas tre viteve të LSDM-së në pushtet, ka ndryshim të emrit dhe identiteti të fshirë dhe se për tre vite është treguar me gjithçka që është maqedonase dhe me ardhmërinë e gjeneratave që vinë.

“Me Zaevin dhe LSDM-në në Republikën e Maqedonisë për tre vite ishim dëshmitarë dhe viktima të padrejtësisë, krimit brutal, ‘Haraçit’, provizionet milionëshe, trysnitë, Prokurua e kapur dhe Louis Vuiton gjyqësi”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se drejtësinë që e premtonin u shëndrua në padrejtësi dhe në vend të ligjeve, në rrugë, sipas OBRM-PDUKM-së, sundonin kriminelët e Zaevit që i liroi nga burgjet që të frikësojë maqedonasit.

“Zoran Zaev dhe LSDM e shëndruan shtetin në shtetin më të korruptuar dhe më kriminal në Evropë, ndërsa ‘Economist’ e shpalli Maqedoninë me regjim hibrid. Me sistemin e tyre zhvatës jo vetëm që nuk i hapën dyert e Evropës por u larguan më shumë. Në vend të jetës, Zaevi dhe LSDM sollën mjerin. Që kur erdhën në pushtet, mbi 500.000 qytetarëev jetojnë nën pragun e varfërisë ndërsa borxho publik tejkaloi kufirin 50% të BPV-së. Në vend të ajrit të pastër dhe mjedis jetësor, Maqedoninë e bënë shtetin më të ndotur në Evropë ndërsa Shkupi është një ndër qytetet më të ndotura në botë”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, nuk punuan në asnjë projekt kapital që do të ishte zhvillim për shtetin dhe nuk ka as 500 euro pagë dhe 500 kilometra rrugë.

“Për Zaevin dhe bandën e tij kriminale kishte tenderë kriminal, zhvatje të biznersmenëve, grante kriminale për inovacione, nepotizëm, plantazhe për marihuanë. Me Zaevin dhe LSDM, Maqedonia dhe qyettareët humbën tre vite gënjeshtra, krim, premtime të pambushura dhe tre vite pa ardhmëri”, thonë nga OBRM-PDUKM.