Mbrëmë në periudhën prej ora 21 e 20 minuta deri ora 23.00, në rajonin e SPB Tetovë, janë zbuluar dhe privuar nga liria gjithsej 7 persona,pesë prej të cilëve nga Tetova dhe dy nga Gostivari të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje të kufizuar, gjegjësishtë orën policore, të vendosur Qeveria e Republika e Maqedonisë së Veriut informon TetovaSot.
Në këtë periudhë në lokacione të ndryshme në Tetovë, Zhelinë dhe Gostivar janë privuar nga liria: 26-vjeçari Z.I. nga fshati Debresh i Gostivarit, 21-vjeçari A.J., 21-vjeçari D.R. dhe 24-vjeçari A.D. që të tre nga Tetova, 32-vjeçari A.Z. nga Strimnica e Tetovës, 53-vjeçari E.M. nga Gostivari dhe 43- vjeçari R.A. nga Raveni i Gostivarit.
Shtatë personat janë mbajtur në Stacionet policore Tetovë dhe Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rasiti, do të përgaditen parashtresa adekuate, për kryerje të veprës penale ,,mos- veprimi sipas urdhërave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206 nga Kodi Penal i RMV-së.
Comments are closed for this post.