Kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me homologun e tij kosovar Albin Kurti sot do të vizitojnë pikën kufitare Bllacë, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Siç thuhet në komunikatë, vizita e sotme është me rastin e fillimit të operacioneve në pikën e përbashkët kufitare me Kosovën, Dolno Bllacë – Elez Han, në kuadër të projektit “One Stop Shop”.
Kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti do të marrin pjesë në projektin e përbashkët të kontrollit kufitar “One Stop Shop” në pikën e përbashkët kufitare Dolno Bllacë – Elez Han. Kryeministri Mickoski është paraparë të deklarojë për media, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Comments are closed for this post.