Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, theksoi se nga kontrollet e deritanishme të mbi 3100 licencave në sferën e punëve ndërtimore dhe urbanistike, janë konstatuar se 479 licenca nuk funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe për këtë arsye të gjitha këtyre subjekteve juridike do t’u hiqet licenca.
“Kjo listë do t’i dërgohet institucioneve përkatëse për veprime të mëtejshme.Gjithashtu, do të procedojmë me ndryshime ligjore që do t’i bëjnë të detyrueshme këto kontrolle çdo gjashtë muaj, dhe jo si më parë në baza vullnetare, dhe për kontrollet e radhës, ankimi nuk do të shtyjë ekzekutimin, domethënë pezullimi do të shkojë menjëherë t’i plotësojnë, sepse dukuria është që në momentin e paraqitjes së kërkesës i plotësojnë, e më pas nuk i plotësojnë ato kushte, për të shmangur konfuzionin, bëhen kontrolle për licencat në pjesën e numrit të kërkuar të të punësuarve, dhe në pjesën e cilësisë së ekzekutimit dhe në atë të cilësisë së ekzekutimit në kohë, ka mbikëqyrës përkatës që kontrollon ndërtimet.
Comments are closed for this post.