Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 4 gusht 2025 (e hënë) do të fillojë zbatimi i dezinfektimit tokësor në territorin e qytetit të Shkupit, përcjell TV21. Spërkatja kundër mushkonjave do të realizohet nga data 4 deri më 7 gusht 2025 (nga e hëna deri të enjten), në periudhën nga ora 22:00 deri në 03:00.
“Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinfektimit, procesi do të realizohet në të njëjtin orar në ditën e parë të ardhshme me mot të përshtatshëm. Bletarët njoftohen që me kohë të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve”, shtojnë nga Qyteti i Shkupit.
Comments are closed for this post.