Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data një shtator, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit kundër virusit korona.

Sipas njoftimit, personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën e vaksinimit, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

“Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njofitm.