Qytetarët thonë se pasojat e luftës kanë ndikuar edhe në standardin e jetesës, shkruan Alsat.

Në shportë me ushqimet bazë që do të thotë mezi e mbush një qese, duhet të shpenzoni deri në 1,500 den, apo 30% më shumë.

“Ndonëse tatimi mbi vlerën e shtuar është hequr për produktet ushqimore bazë, nëpër markete vërehet se mbi 200 produkte çdo ditë iu rriten çmimet. Dhe për këtë qytetarët thonë se mezi ia dalin të mbushin shportën e konsumatorit.”

“E shihni se gjithçka është shtrenjtuar është bastarduar gjithçka dhe shkon lartë vetëm populli bie poshtë”, tha një qytetar.

“Më shtrenjtë çfarë t’ju them, tepër. Ja këto t’ju tregoj para një jave kanë qenë 32 denarë, tani i bleva 40 denarë. Vaji, u befasova kur e pash, para 3 dite ka qenë 96 denarë tash ishte 108 denarë”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Të them të drejtën kam pension të ulët dhe shumë vështirë sepse më të moshuarit paguajmë më shumë, kemi shpenzime edhe për ilaçe, madje edhe shërbimet shëndetësore janë shtrenjtuar”, tha një qytetar.

“Gjithçka është shtrenjtuar dhe aq, çka do të thotë kjo për ty? Për mua do të thotë diçka jo normale”, theksoi një qytetar.

Rritje e çmimeve është vërejtur edhe në fruta perimet e tregjeve të gjelbra./Alsat.mk