Dyzet pjesëmarrës dhe më shumë se 20 ligjërues nga Maqedonia, Evropa dhe bota do të jenë pjesë e Shkollës për liderë të rinj, që me nismë të presidentit të Republikës së Maqedonisë, do të mbahet prej sot e deri më 22 shkurt në Strugë.

Në hapjen solemne, janë paralajmëruar fjalime të presidentit Ivanov dhe të kryetarit të organizatës globale  Tag-org për shërbime profesionale dhe edukim Talal Abu-Gazaleh. Në ditën e parë të Shkollës, siç kumtoi kabineti i presidentit do të ketë drejtori ekzekutiv i aeroporteve TAV Sani Shener, ndërsa do të mbahet edhe panel diskutim për “Sfidat e revolucionit të katërt industrial”, temë që do të jetë në fokus së liderëve të rinj.

Programi i shkollës, siç është theksuar në paralajmërim, përfshin ligjërata dhe trajnime në fushat e lidershipit dhe menaxhmentit nga ana e ligjëruesve eminentë dhe mysafirëve nga institucione të larta arsimore dhe profesionale.

Mes ligjëruesve të Shkollës së sivjetme  për liderë të rinj janë Pinar Ajvaz, drejtoreshë e Turkish Airlines në Shkup, Shtefan Peter, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të EVN Maqedoni, fanija Samak nga kompania Mikrosan nga Prilepi, Nina Angellovska,  bashkëfinancuese e  Grouper.mk, Lupka Arsova, inxhiniere për mjedis të jetesës në grup lindor investigativ, me seli në SHBA, Razije Nevzat, koordinatore e repartit për media sociale dhe marketing digjital të Universitetit Mesdhetar Lindor, Hoze Antonio Morales, drejtor i Lincoln Island Initiatives, me seli në Slloveni, Rashel nga Bar Ilan Universitet, Izrael, Metodija Koloski, kryetar i Diasporës së Bashkuar Maqedonase, Tonis Nirk, përfaqësues diplomatik   për  ekonomi digjitale nga Estonia…

Në suaza të Shjkollës së 10-të për liderë të rinj, pjesëmarrësit, sipas paralajmërimit, do ta vizitojnë aeroportit të ri në Stamboll, të hapur në tetor të vitit 2018, ku do të njihen me menaxhimin e tij si aeroport më i madh  në botë, ndërsa do ta vizitojnë edhe selinë e kompanisë ajrore Turkish erlanjs.

Gjatë nëntë viteve të kaluara në Shkollën për liderë të rinj kanë marrë pjesë 360 persona të rinj dhe mbi 200 ligjërues të renomuar, mes të cilëve ish sekretari i përgjithshëm i KB-së , Ban Ki-mun, ish presidentët të Çekisë, Lituanisë, Serbisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Vaclav Klaus, vaira Vike – Freiberta, Valdis Zatleres, Boris Tadiq, Goergi Përvanov, Petar Stojanov, Banir Topi dhe Rexhep Mejdani, ish nënkryetarja  e Komisionit Evropian  dhe ush ministre e Punëve të jashtme të Italisë, Franko Fratini, kryetarët e Akademisë së Shkencave dje Arteve Botërore dhe Evropian, Ivo Shlaus dhe Feliks Unger, si dhe një numër i madh të ambasadorëve, funksionarëve të Bashkimit Evropian, drejtorë të institucioneve ndërkombëtare dhe kompani të suksesshme të biznesit dhe profesorë të renomuar universitarë.