Prej sot, në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, është dërguar aparati për të ashtuquajturën terapi me ozon – ozonim i gjakut, është një metodë që përdoret për trajtimin e pacientëve kryesisht më të vështirë me koronavirus. Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një konferencë për shtyp, përmes video komunikimit onlajn.
Ekzistojnë disa botime dhe përvoja nga vendet e tjera dhe bazuar në k[to përvoja, theksoi ministri, ekipi i anesteziologëve nga SPQ “8 Shtatori” bëri një analizë të hollësishme të literaturës së gjerë dhe arriti në përfundimin se ia vlen të bëhet një përpjekje për të aplikuar këtë metodë terapeutike tek këta pacientët.
“Praktikisht bëhet fjalë për metodë me të cilën bëhet ozonimi i një sasie të caktuar të gjakut, e cila merret nga pacienti dhe pastaj e njëjta kthehet në qarkullimin e tij. Për nesër është planifikuar edhe ekstraktimi i parë i plazmës, e cila do të përdoret gjithashtu për trajtimin e këtyre pacientëve në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit”, potencoi Filipçe.
Ai u bëri apel përsëri qytetarëve që të respektojnë masat për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse. Ka shembuj të qytetarëve, theksoi ai, të cilët me të vërtetë u përmbahen këtyre masave, respektimin e distancës dhe mbajtjen e maska, por ka edhe imazhe nëpër media dhe në rrjetet sociale të qytetarëve që nuk i përmbahen këtyre masave.
Lidhur me të dhënat e sotme nga Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 53 të shëruar nga Kovid-19 edhe atë në Shkup -25, Kumanovë-13, Prilep -5, Strugë-1, Manastir -4, Ohër-1 dhe Koçan-4. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, siç bëhet e ditur, humbën jetën një paciente 58-vjeçare nga Zhelina e Tetovës, e pranuar në Klinikë më 21 prill me formë të rëndë të sëmundjes dhe një paciente 81-vjeçare nga Kumanova, e mjekuar në klinikë nga 15 prilli. Të dyja pacientet kanë pasur edhe shtypje të lartë të gjakut.
“Në SPQ ‘8 Shtatori’ humbi jetën një pacient 47-vjeçar nga Kumanova, i pranuar për mjekim spitalor më 3 prill në gjendje të rëndë dhe një kohë të gjatë ishte në respirator. Humbi jetën edhe një pacient 66-vjeçar nga Manastiri, i cili ishte në gjendje të rëndë të përgjithshme, me anomali në zemër dhe cirozë mjekohej në Spitalin Klinik të Qytetit”, tha Filipçe.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 289 testime, ndërsa janë konfirmuar 13 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në: Shkupi -4, Kumanova-5, Prilep-2 dhe Tetova-2.
“Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë është 1.399, dhe janë bërë 289 testimet e bëra edhe atë përmes Institutit të Shëndetit Publik -226, Fakultetit të Veterinarisë -9, Avicena -12, Sistina me metodë PCR -38 dhe ASHAM-4. deri më tani në vend janë bërë gjithsej 15.409 testime të Kovid-19″, tha Filipçe.
Lidhur me të hospitalizuarit me Kovid-19 ai sqaroi se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile është pranuar një pacient, ndërsa janë hospitalizuar gjithsej 61. Prej tyre, 18 janë me pasqyrë më të rëndë klinike dhe në mbështetje oksigjeni, ndërsa pesë janë në ventilim mekanik.
Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tetë pacient të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 32. Në respirator janë shtatë pacientë, ndërsa katër janë me pasqyrë më të rëndë klinike. Në Spitalin Klinik në Manastir janë hospitalizuar shtatë persona, ndërsa po ndiqen gjithsej tetë pacientë në mjekim shtëpiak, përderisa në Spitalin Klinik në Shtip mjekohen dy pacientë, ndërsa ndiqen edhe nëntë. Në repartet infektive në spitale në Kumanovë, Veles dhe Prilep janë hospitalizuar 50 pacientë, janë konfirmuar edhe të dyshuar në Kovid-19” shtoi Filipçe.
Comments are closed for this post.