Nga Sofja gjegjësisht nga Spitali “Pirogov” sot janë lëshuar 4 persona të lënduar nga aksidenti tragji i 23 nëntorit.

“Ekipet mjekësore nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, i kanë marrë pacientët për t’i sjellur në shtëpi”, thonë nga Spitali

Nga atje shtojnë se një nga pacientët mbetet nën vëzhgim në Klinikën e Neurokirurgjisë.

“Pacienti iu është nënshtruar dy operacioneve të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Një operacion në pjesën e poshtme të këmbës dhe tjetri në shtyllën kurrizore”, thonë nga Spitali “Pirogov”, ku shtojnë se ai po shërohet pa probleme dhe tashmë ka filluar të lëvizë.