Pas bisedimeve për rreth dy orë, dje ka përfunduar pa ndonjë zgjidhje mbledhja e koalicionit VLEN, kanë bërë të ditur burime brenda këtij takimi.

Siç bëhet e ditur grupet e punës do të vazhdojnë punën ditëve të ardhshme për të gjetur zgjidhje për të dalë në zgjedhje në zgjedhjet lokale bashkë.

Pas ashpersimit të fjalorit gjatë ditëve të kaluara, sot liderët e VLEN-it kanë zbutur tonet. Gjatë daljeve para mediave, ata sot sërish rikthyen optimizmin për mundësinë e pjesëmarrjes së përbashkët në zgjedhje.