Rritja e mundshme e Tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për energjinë elektrike nga 5 në 10 për qind nga 1 janari i vitit të ardhshëm është vetëm një nga shkallët e çmimit përfundimtar që e përcakton Komisioni rregullator i energjisë dhe shërbimeve të ujit (KRRE), por jemi ende larg nga ajo që të shohim të gjithë parametrat, ndërsa KRRE-ja duhet të përcaktojë se si do të jetë ndikimi, vlerësoi sot zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
“Ne ende i bëjmë përllogaritjet se çka nënkuptojnë inputet për vitin e ardhshëm. Prandaj marrim masa gati një vit e gjysmë që inputi në përcaktimin e çmimit për vitin e ardhshëm të mos jetë goditje për vetë qytetarët”, tha Bytyqi në përgjigjen e pyetjes pas hapjes zyrtare të “Kongresit të dytë për rrugë 2022”.
Ai theksoi se Qeveria përmes EMV-së ofroi rrymë tek EVN Home me çmim të subvencionuar shumë më të ulët.
“Kjo mund të jetë një nga gjërat për të amortizuar rritjen eventuale, por ne jemi ende larg që të shohim të gjithë parametrat, ndërsa KRRE-ja të përcaktojë se si do të jetë ndikimi. Jemi të vetëdijshëm se kriza energjetike është këtu dhe se duhet të ketë një rritje të caktuar të çmimit të energjisë elektrike, por të jetë sa më i butë me qëllim të ulet goditja tek qytetarët. Besoj se kjo është imperativ për Qeverinë”, theksoi Bytyqi.
Comments are closed for this post.