Doktoresha Anjeshka Blizhanovska, dermatologe nga Varshava, ka përgatitur një seri videosh për ndjekësit e saj me titull “çfarë nuk bën një dermatolog”. Mes tyre ishte edhe një video për përdorimin e duhur të parfumit.
Ajo paralajmëron se parfumet nuk duhet të spërkaten direkt në lëkurë, sidomos rreth qafës.
Arsyeja është mundësia e zhvillimit të poikiloderma, e cila manifestohet në prani të ndryshimeve karakteristike, shumë të shëmtuara të ngjyrave nga e kuqja në kafe.
Blizhanovska rekomandon spërkatjen e parfumit kryesisht në rroba ose flokë. Atëherë përbërësit që përmban parfumi nuk do të bien direkt në lëkurë.
Kjo është e rëndësishme, sepse nëse shfaqet poikiloderma, do të duhet të durojmë për pak pamjen jo shumë estetike të lëkurës sonë.
Gjithashtu, thotë të mos aplikoni losion pas rruajtjes në lëkurën tuaj, i cili mund të ketë një efekt të ngjashëm. Nëse planifikoni të qëndroni në diell, dermatologët rekomandojnë përdorimin e kremrave kundër diellit.
Në higjienën e përditshme ia vlen të përdorni kremra hidratues dhe serum antioksidues.
Comments are closed for this post.