Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.259 testime, ndërsa janë regjistruar 135 raste të reja të Kovid-19 në: Shkup-76, Kumanovë-6, Dibër-2, Shtip-6, Prilep-1, Tetovë-13, Strugë-7, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-1, Gostivar-1, Makedonski Brod-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-2, Kërçovë-3, Resnjë-1.

Kanë vdekur katër pacientë, një nga Shkupi, një nga Tetpva, një nga Ohri dhe një nga Kërçova. Në Klinikën infektive vdiq një paciente në moshën 67-vjeçare. Një pacient, 62-vjeç, i cili dje nga Kërçova është sjellë në gjendje të rëndë të përgjithshme në spitalin në Manastir, menjëherë është udhëzuar drejt Klinikës infektive në Shkup, por ka vdekur gjatë transportit. Në Spitalin e përgjithshëm në Ohër ka vdekur një pacient në moshën 86-vjeçare. Në Spitalin klinik në Tetovë ka vdekur një pacient në moshën 72-vjeçare, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Instituti për shëndet publik regjistriu 142 persona të shëruar nga: Shkupi-68, Shtipi-3, Prilepi-1, Tetova-15, Struga-15, Ohri-15, Gostivari-7, Kriva Pallanka-1, Koçani-1, Probishtipi-1, Kratova-5, Sveti Nikolla-6, Resnja-4.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 8.332, numri i pacientëve të shëruar është 4.468, i të vdekurve 389, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend arrin 3.475. Për momentin distribuimi nëpër qytete është si vijon:

• Shkup 3,952, aktivë 1,793
• Kumanovë 868, aktivë 200
• Dibër 153, aktivë 91
• Shtip 463, aktivë 181
• Prilep 302, aktivë 64
• Tetovë 885, aktivë 290
• Strugë 337, aktivë 163
• Veles 203, aktivë 33
• Manastir 73, aktivë 30
• Ohër 227, aktivë 119
• Kavadar 27, aktivë 19
• Gostivar 240, aktivë 147
• Gjevgjeli 13, aktivë 3 (* 2 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdancit, një është nga Dojrani)
• Strumicë 24, aktivë 16
• Kriva Pallankë 19, aktivë 8
• Radovish 8, aktivë 4
• Krushevë 12, aktivë 7
• Koçan 77, aktivë 12
• Probishtip 37, aktivë 23
• Demir Hisar 8, aktivë 7
• Makedonski Brod 9, aktivë 5
• Pehçevë 6, aktiv 1
• Berovë 4, aktiv 1
• Vallandovë 6,
• Vinicë 4, aktiv 1
• Dellçevë 1,
• Kratovë 9, aktiv 1
• Shën Nikollë 120, aktivë 107
• Kërçovë 84, aktivë 71
• Resnjë 139, aktivë 75
• Negotinë 22, aktivë 3 (* 10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Janë bërë 1.259 testime përmes: ISHP-413, QSHP Shkup -21, Avicena-104, Biotek-118, ASHAM-140, Klinikën Zhan Mitrev”-232, Sistinë me metodën PCR-152, QSHP Manastir-27, Klinikën infektive-52. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 79.392 testime të Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjithsej katër pacientë, Gjithsej janë hospitalizuar 88 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 53 pacientë, nuk ka pacientë në makinë respiratore. Në Spitalin në Kozle të hospitalizuar janë 25 pacientë të rritur, pozitivë me Kovid-19, pesë fëmijë pozitivë dhe një fëmijë suspektiv ndaj virusit.

Në SPQ “8 Shtatori”, janë pranuar katër pacientë, gjithsej janë hospitalizuar 83 pacientë. Në makinë respiratore janë pesë pacientë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 29, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 54 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Kumanovë, Veles, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 127 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19.

Rate aktive sipas komunave në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në distribuim nëpër komunat e Shkupit):

• Çair – 293
• Aerodrom – 147
• Butel – 139
• Gazi Babë – 199
• Qendër – 144
• Karposh – 148
• Saraj – 118
• Kisella Vodë – 101
• Gjorçe Petrov – 108
• Studeniçan – 109
• Shuto Orizarë – 80
• Haraçinë – 40
• Ilinden – 22
• Petrovec – 20
• Çuçer Sandevë – 10
• Sopishte – 11
• Zelenikovë- 15
• të huaj – 9
• të pashpërndarë – 80